Kush nis punën sot, cilat biznese i gjeni hapur në Kosovë

Sipas planifikimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave kundër COVID-19.

Sipas paralajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot lejohen këto veprimtari:

-Tregtia me pakicë

-Dentistët dhe fizioterapeutët

-Floktarët dhe sallonet e ondulimit

-Tregu i gjelbër

-Gastronomia (merr me vete)

-Transporti hekurudhor

-Transporti urban dhe ndërurban

-Qendrat e thirrjeve

-Hapja e Muzeve dhe Galerive

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 7 raste të reja dhe 23 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë. Aktualisht janë gjithsej 985 raste me 736 të shëruar dhe 29 të vdekur.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.