Numërimi i votave të zgjedhjeve të djeshme po i afrohet fundit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Suharekë ka numëruar 97.75 për qind të votave.
Në bazë të këtyre rezultateve, shihet se është një parti e cila ka arritur ti mbledh deri më tani vetëm 19 vota apo 0.07 për qind.
Bëhet fjalë për partinë e Milaim Zekës, Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK).
Sipas këtyre të dhënave në Suharekë në vend të parë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, pas saj AAK e Ramush Haradinajt, derisa e treta del partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja dhe e katërta Lëvizja Vetëvendosje.