Ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare nga ana e KQZ-së, ku tani në të gjitha komunat ka përfunduar ky proces, po ashtu edhe në Suharekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Suharekë ka numëruar 100 për qind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, shihet se është një parti e cila nuk ka arritur të mbledh asnjë votë.

Bëhet fjalë për partinë Stranka Demokratske Akcije (SDA) e cila deri më tani ka 0 vota apo 0.00%.

Sipas këtyre të dhënave në Suharekë në vend të parë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, pas saj AAK e Ramush Haradinajt, derisa e treta del partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja dhe e katërta Lëvizja Vetëvendosje.