Kush është Agim Kuçi “Komandant Versace” i ftuar nga Gjykata Speciale?!

Agim Kuçi i lindur më 20 mars 1964, në Therandë. Është fëmija i gjashtë i Sadri Kuçit dhe Emine Kuçi-Paçarizi. U rrit në një familje me kushte mesatare jetese në frymën atdhetare, shkollën fillore e kreu në Therandë, kurse Shkollën e Mesme Ushtarake në Sarajevë, diplomoi në Informatikë në Amsterdam. Ai jeton në Holandë dhe ka dy fëmijë.

Është një ndër themeluesit e ish-UÇK-së në komunën e Therandë-s, së bashku me Blerim Kuçi-n dhe Ruzhdi Gashi-n. Fillimisht ishte komandant i njësitit “lisi” i njohur edhe me nofkën “dreqi”, më pastaj u emërua shef i shtabit të operativës pranë brigadës 123.

Ishte hartuesi kryesorë i planeve dhe strategjisë ushtarake për komunat Malishevë dhe Therandë, nga gazetarët e Associated Press mori emrin konspirativ Komandant Versace.Pas ofenzivës së parë të ushtrisë dhe policisë serbe ndaj pozicioneve të UÇK-së në Malishevë, u emrua si Komandant i Brigadës 122 dhe pastaj komandant i të dy brigadave 122 dhe 123, ishte një ndër udhëheqësit politik e ushtarak të UÇK-së.

Ishte përherë aktiv në betejat që i zhvillonte njësiti i tij,në të gjitha sulmet që ai i organizoi dhe mori pjesë, si dhe në mbrojtjet nga sulmet e armikut ku ishte gjithmonë në vijën e parë të frontit, njësiti i tij triumfoi si në betejat në Opterushë, Rahovec, Zoqishtë,Studençan, Reshtan, Peqan, Duhël, Malishevë, Therandë, etj.

RAPORTO