Koalicioni AAK-PSD arriti që në tërë Kosovën të dalë partia e katërt me 11,57% të votave.
Ndërsa votat për deputetë këtij koalicioni po i prinë kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj i cili lë pas vete vëllaun e tij Daut Haradinaj si më të votuarit nga ky koalicion.
Ndërsa një gjë e cila bie në sy është se asnjë kandidat i Partisë Socialdemokrate (PSD) nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet përveç zëdhënëses së tyre Natyra Kuçi e cila është garë me Donika Kadajn për tu bërë deputete.
Më poshtë lista e plotë prej 16 kandidatëve të AAK-PSD që kanë marrë më së shumti vota.
Sipas kësaj liste kandidatët e AAK-së dega në Suharekë që i kanë arritur votat që të bëhen deputetë janë: Blerim Kuçi dhe Albena Reshitaj.
Këtë listë e ka konfirmuar për Gazetën Express një zyrtar i lartë në AAK-së.
1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Time Kadriaj
4.Bekë Berisha
5. Pal Lekaj
6. Teuta Haxhiu
7. Rasim Selmanaj
8. Ali Berisha
9. Albena Reshitaj
10.Shkumbin Demaliaj
11. Gazmend Syla
12. Donika Kadaj& ose Natyra Kuqi (PSD)
13. Arbër Tolaj
14. Blerim Kuqi
15.Gani Dreshaj
16. Burbuqe Bakia Deva