Kurtit i bëhet thirrje për kalim të Trustit dhe përfshirje të veteranëve në pagën minimale

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u ka bërë thirrje pozitës që ta heqin nga rendi i ditës pikën për përcaktimin e pagës minimale në seancën e nesërme.

Kurtit i bëhet thirrje për kalim të Trustit dhe përfshirje të veteranëve në pagën minimale

Ndërsa për seancën e rregullt të së enjtes ku në rend dite është edhe ajo e çështjes së tërheqjes të mjeteve nga Trusti, ku Tahiri ka bërë thirrje që kjo iniciativë të përkrahet.

Ai ka theksuar se si grupe opozitare kanë kërkuar që përmes një mocioni procedural një pikë e rendit të ditës që i diskriminon rëndë veteranët dhe pat një tentim që të kalohet ligji për pagën minimale, ta tërheqin ligjin për përcaktimin e pagës minimale.


“Ne si grupe opozitare kemi kërkuar që përmes një mocioni procedural një pikë e rendit të ditës që i diskriminon rëndë veteranët dhe pat një tentim që të kalohet ligji për pagën minimale, ta tërheqin ligjin për përcaktimin e pagës minimale.

Lënien jashtë të kategorisë më të ndjeshme në asnjë rrethanë s’e përkrahim. Diskriminimi deri në këtë masë, pikërisht në 23 vjetorin, kur thurim lavde për UÇK-në, veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, ta kemi një pikë siç është përcaktimi i pagës minimale dhe të mos t’i shtijmë as në pagën minimale pensionet e veteranëve të UÇK-së, është një dëm që i bëhet themeleve të lirisë së vendit.

I bëjmë thirrje mazhorancës ta tërheqin këtë pikë, sepse është e papranueshme dhe në asnjë rrethanë s’duhet të kalojë”.

Tahiri i bëri thirrje kryeministrit Kurti “të reflektojë”, sepse tha se s’mund të lihet jashtë një kategori me minimumin e të ardhurave që mund të jetohet në Kosovë.

Tahiri në argumentimin për kalimin e projektligjit për Trustin tha se tërheqja e mjeteve mund të zbusë pak krizën në vend.

“Të enjten do ta kemi një pikë të rëndësishme. Ne e dimë që në rrethana normale s’duhet të diskutohet, por gjendja në të cilën e ka sjellë kjo Qeveri Republikën tonë karshi kësaj krize. Pra çdo ditë po ballafaqohemi me kriza. Në gjendjen çfarë kemi ardhë, ku qytetarët po e humbin shpresën të jetojnë në këtë vend, ku e vetmja zgjidhje po iu lë kjo Qeveri, është largimi nga Kosova – dhe ne pikërisht për këtë arsye për të zbutur sado pak këtë krizë, për ato familje që mund t’i tërheqin këto të ardhura, ju bëjmë thirrje të gjitha partive, përfshirë mazhorancën, që ta ndërmarrin këtë hap”.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë