Kurtishaj: Pakoja e Qeverisë nuk i zgjidh problemet e sektorit privat

10.04.2020

Sektori privat është ai që e mbush arkën e shtetit dhe për këtë duhet të ketë mbështetje në këtë kohë. Ruzhdi Kurtishaj, kryesues i Kuvendit të OEK-ut dhe kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor, tha se sektori privat është ai që e mbush buxhetin e Kosovës. “Duhet të ketë mbështetja e sektorit privat pas përhapjes […]

Kurtishaj: Pakoja e Qeverisë nuk i zgjidh problemet e sektorit privat Foto: Ilustrim

Sektori privat është ai që e mbush arkën e shtetit dhe për këtë duhet të ketë mbështetje në këtë kohë.

Ruzhdi Kurtishaj, kryesues i Kuvendit të OEK-ut dhe kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor, tha se sektori privat është ai që e mbush buxhetin e Kosovës.

“Duhet të ketë mbështetja e sektorit privat pas përhapjes së COVID-19, tani kemi tani gjunjëzimin e bizneseve nga COVID-19”, tha  Ruzhdi Kurtishaj sot në emisionin `Mirëmëngjesi Kosovë`.

Sipas tij Pakoja e qeverisë nuk i zgjidh problemet e sektorit privat.

“Kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga qeveria e Kosovës, ne i kemi dërguar qeverisë së Kosovës në parë kërkesën tonë si Odë Ekonomike, po ajo nuk mori parasyshë vërejtjet dhe rekomandimet tona”, tha ai.

Ruzhdi Kurtishaj, kryesues i Kuvendit të OEK-ut dhe kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor, vlerësoi se Kosova duhet të marrë model shtetet e tjera për mbështetje ndaj bizneseve në këtë kohë pandemie.