Kurti zyrtarisht pranon detyrën e kryeministrit të Kosovës

23.03.2021

Albin Kurti zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryeministrit të Kosovës. Me ceremoni shtetërore, ish kryeminsitri Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Kurtit, postin e të parit të ekzekutivit. Për ta nderuar Kurtin, i cili u zgjodh dje kryeministër në Kuvend, u rreshtuan edhe garda e FSK-së dhe tepihu i kuq. Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka […]

Kurti zyrtarisht pranon detyrën e kryeministrit të Kosovës Foto: Ilustrim

Albin Kurti zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryeministrit të Kosovës. Me ceremoni shtetërore, ish kryeminsitri Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Kurtit, postin e të parit të ekzekutivit.

Për ta nderuar Kurtin, i cili u zgjodh dje kryeministër në Kuvend, u rreshtuan edhe garda e FSK-së dhe tepihu i kuq.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa dje, me 67 vota pro në Kuvend u formua Qeveria Kurti 2.