Kurti: Zgjedhjet Lokale aq më heret që mbahen aq më mirë

Kurti: Zgjedhjet Lokale aq më heret që mbahen aq më mirë
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Lajme

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ku u diskutua në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet lokale.

Ndërsa pas takimit, kryeministri Kurti ka folur edhe për media, ku ai ka thënë se zgjedhjet lokale aq më heret që mbahen aq më mirë.

Kurti tha për media se parashihet që tetori të jetë koha e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa shtoi në cilësinë e kryetarit të VV’së, se për partinë e tij ‘’sa më herët që mbahen aq më mirë’’.

“Lidhur me zgjedhjet lokale, për komunat e Republikës përkitazi për caktimin e një date sa më të përshtatshme. Meqenëse me 22 tetor 2017 janë mbajtur zgjedhjet lokale, konsiderojmë që në tetor duhet të mbahen edhe këto zgjedhje.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale, fillon afati i aplikimit për certifikim të partive politike, me këtë datë përfundon afati

Për neve VV’në sa më herët zgjedhjet aq më mirë. Por presidentja do t’i takojë liderët e partive tjera, dhe në fund do caktojë një datë për këtë ngjarje të rëndësishme’’, tha Kurti.

Ai shtoi se këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë për vendin, pasi qeverisja lokale luan rol të madh.

RAPORTO