Kurti: Vetëm dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro, dikush duhet ta paguajë këtë rrymë

19.01.2022

Kurti ka thënë se ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave ose të bëjmë çkyçje. “Ose duhet të bëjmë çkyçje, ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave”, është shprehur ai në konferencë për media. “Dje në orën 23:00 konsumi ka qenë prej një mijë e 318 megavatë, kurse ai minimal prej 834 në […]

Kurti: Vetëm dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro, dikush duhet ta paguajë këtë rrymë Foto: Ilustrim

Kurti ka thënë se ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave ose të bëjmë çkyçje.

“Ose duhet të bëjmë çkyçje, ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave”, është shprehur ai në konferencë për media.

“Dje në orën 23:00 konsumi ka qenë prej një mijë e 318 megavatë, kurse ai minimal prej 834 në orën 05:00 të mëngjesit, derisa i gjithë prodhimi ynë ka qenë prej 727 megavatë. I kemi konsumuar një mijë e 318 megavatë dhe këto dikush duhet t’i paguajë”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

“Rreth 1.8 milionë banorë që jemi dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro energji të importuar”.

Po ashtu, Kurti në konferencën e thirrur për media së bashku me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka thënë se politikbërja e 20 viteve të kaluara është fajtore për gjendjen e krijuar me energjinë elektrike, e që krejt kjo rezultoi me shtrenjëtimin e rrymës, që tani është aprovuar nga qeveria e tij.