Kurti uron Pavarësinë: I ndërgjegjshëm për sfidat, do punojmë shumë

17.02.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë. “Krenar për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që […]

Kurti uron Pavarësinë: I ndërgjegjshëm për sfidat, do punojmë shumë Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë.

“Krenar për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin, ne festojmë sot 13 vjetorin e Pavarësisë sonë.

Ne do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë Gëzuar #Dita e Pavarësisë # Kosova13”, shkroi Kurti në Twitter.