Kurti: UÇK do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara nga politikanë jolargpamës

23.10.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se UÇK ishte dhe është e drejtë. Kurti foli edhe për bashkëpartiakun e tij që gjendet në Hagë, Rexhep Selimi. “Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti në Kuvendin e Repulikës, gjenerali i […]

Kurti: UÇK do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara nga politikanë jolargpamës Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se UÇK ishte dhe është e drejtë.

Kurti foli edhe për bashkëpartiakun e tij që gjendet në Hagë, Rexhep Selimi.

“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti në Kuvendin e Repulikës, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kishim edhe kryetar të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të cilin kemi shumë krenari dhe mall, paçka se çmallemi kur kontaktojmë me të.

Por jam i sigurt se shpejt do ta kemi sërish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuza të pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve.

UÇK-ja ishte dhe është e drejtë dhe do të dalë e pastër, edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë të cilëve u mungonte largpamësia.”