Kurti u bën thirrje mërgimtarëve që të vaksinohen: T’i respektojmë masat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video-mesazh për mërgimtarët që këto ditë po vijnë me të madhe në vendlindje.

28.12.2021 / Lajme

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve që të vaksinohen: T’i respektojmë masat
Foto: Ilustrim

Kurti në këtë adresim u është arsyetuar atyre se shkaku i paraqitjes së varianteve të reja të COVID-19, do të duhen të kufizohen në aktivitete dhe organizime, shkruan lajmi.net.

“Edhe kësaj radhe do të na duhet të kufizohemi nga manifestimet dhe grumbullimet. Si kryeministër, nuk kam detyrë më parësore sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Dhe e kam detyrë jo vetëm ndaj atyre që janë banorë të Kosovës, por edhe ndaj juve që po na vini nga larg”, tha Kurti.


Tutje, kryeministri u bëri thirrje mërgimtarëve që nëse nuk janë vaksinuar ende, këtë ta bëjnë kur të hyjnë në Kosovë.

“Nëse rastësisht nuk jeni vaksinuar atje, natyrisht se mund ta bëni këtë me rastin e hyrjes në Kosovë. Dhe të gjithë së bashku, të respektojmë në përpikmëri masat anti-COVID”, ka thënë Kurti.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *