Kurti tregon se kur hapen çerdhet në Kosovë

27.05.2020

Shefi i ekzekutivit Albin Kurti thotë se Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur manualin dhe doracakun të situatave për largim të masave, por në mënyrë që mos të ketë rritje të përhapjes së Covid-19. Sipas Kurtit, me shumë gjasë në fillim të muajit të ardhshëmdo të hapen edhe kopshtet e fëmijëve. “Ka shumë gjasa që […]

Kurti tregon se kur hapen çerdhet në Kosovë Foto: Ilustrim

Shefi i ekzekutivit Albin Kurti thotë se Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur manualin dhe doracakun të situatave për largim të masave, por në mënyrë që mos të ketë rritje të përhapjes së Covid-19.

Sipas Kurtit, me shumë gjasë në fillim të muajit të ardhshëmdo të hapen edhe kopshtet e fëmijëve.

“Ka shumë gjasa që në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen kopshtet, çerdhet e fëmijëve. Mirëpo tash Ministria e Shëndetësisë është në përgatitje të manualeve, doracakut të situatave të tilla në mënyrë që edhe të bënë largimin e masave. E në anën tjetër gjithashtu të mos kemi ndonjë rritje të infeksioneve. Edhe për xhamitë, kishat të gjitha po përgatiten manuale të tilla në mënyrë që të drejtat që po krijohen për qytetarët, po kthehen për qytetarët, mos të rezultojnë me kthim të infeksioneve”, thotë ai