Kurti thotë se qytetarët po shpenzojnë shumë rrymë edhe për shkak se është lirë

13.12.2021

Kryeministri Kurti theksoi se qytetarët e vendit po shpenzojnë shumë rrymë, kjo edhe për shkak se ajo është e lirë. Ai ka shtuar se vendi ynë është e fundit në rajon që po e kaplon kjo krizë. Po ashtu, ai tutje përsëriti se kriza e ka përfshirë gjithë rajonin dhe më gjerë dhe se shtetet […]

Kurti thotë se qytetarët po shpenzojnë shumë rrymë edhe për shkak se është lirë Foto: Ilustrim

Kryeministri Kurti theksoi se qytetarët e vendit po shpenzojnë shumë rrymë, kjo edhe për shkak se ajo është e lirë.

Ai ka shtuar se vendi ynë është e fundit në rajon që po e kaplon kjo krizë.

Po ashtu, ai tutje përsëriti se kriza e ka përfshirë gjithë rajonin dhe më gjerë dhe se shtetet po ndërhyjnë në prodhim, konsum dhe tregun e energjisë elektrike.

Kryeministri i Kosov%s, Albin Kurti tha se konsumi i energjisë elektrike është rritur shumë, ndërsa si faktorë përmendi stinën e dimrit, por tha se kjo po ndodh, ndër tjerash, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë në Kosovë.

“Konsumi është tejet i madh, edhe për shkak të stinës së dimrit, edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës, edhe e banimit, edhe e jetesës është e organizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha ai.

“Tash kur kërkesa rritet dhe kapacitetet janë të brishta, sigurisht që gjendja rëndohet, por me KEK-un, me KOSTT-in, me ZRRE-në po punojmë ta gjejmë zgjidhjen më të mirë, në mënyrë që të kemi edhe furnizim të qëndrueshëm, por edhe ta zbusim krizën energjietike në të cilën nuk ndodhemi vetëm ne”, deklaroi Kurti.