Kurti thotë që së shpejti do të finalizohet Programi qeverisës dhe Plani i Veprimit

12.04.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes së tyre. Kurti në një postim në rrjetin […]

Kurti thotë që së shpejti do të finalizohet Programi qeverisës dhe Plani i Veprimit Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes së tyre.

Kurti në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se programi qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave tha se do të angazhohen me përkushtim.

Njoftimi i plotë:

Të shtunën dhe të dielen, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, zhvilluam punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë.

Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht. Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim.

Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësur ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin. Programi ynë qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave ne do të angazhohemi me përkushtim.