Kurti thirrje diasporës që të votojë në zgjedhjet e 17 Tetorit, premton ndryshim të ligjit për zgjedhje

10.08.2021

Ka mbetur vetëm edhe një javë deri në përmbylljen e afatit për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Përmes një video adresimi, […]

Kurti thirrje diasporës që të votojë në zgjedhjet e 17 Tetorit, premton ndryshim të ligjit për zgjedhje Foto: Ilustrim

Ka mbetur vetëm edhe një javë deri në përmbylljen e afatit për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Përmes një video adresimi, Kurti tha se synon ta ndryshojë ligjin për zgjedhje.

“Mërgata ka qenë gjithmonë forca e ndryshimeve të mëdha politike dhe garantuese e mbijetesës sociale të vendit tonë.

Ju ringjallët ekonominë që e lodhi pandemia Covid-19. Tash, kur jemi në fund të pushimeve e po i ktheheni sërish punës meqë po i afrohemi vjeshtës përsëri jemi para një momenti jetik, tash jo vetëm për vendin e shtetin, por për qytetin, fshatin e lagjen tonë.

Jemi para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit të cilat do ta përmbyllin ciklin e ndyshimeve rrënjësore në Kosovën tonë.

Të dashur bashkatdhetarë, kur na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet, nuk preferohet ndryshimi i ligjit për zgjedhjet.

Edhe në këto zgjedhje na presin të njëjat procedura të votimit si në të kaluarën, me synimin që kjo të jetë hera e fundit e mënyrës së vështirë për votim nga jashtë“, tha Kurti.