Kurti takon homologun belg, kërkon liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur sot nga homologu belg, Alexander Decroo ku ka kërkuar liberalizimin e vizave. Kurti ndër tjerash ka thënë se së bashku me me homologun, Alexander Decroo janë pajtuar që të rrisin bashkëpunimin ekonomik. “Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve evropiane me takimin bilateral me kryeministrin […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur sot nga homologu belg, Alexander Decroo ku ka kërkuar liberalizimin e vizave.
Kurti ndër tjerash ka thënë se së bashku me me homologun, Alexander Decroo janë pajtuar që të rrisin bashkëpunimin ekonomik.
“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve evropiane me takimin bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.
Ndava me të prioritetet për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë për BE-në dhe bëra thirrje për liberalizimi të vizave. Ne u pajtuar që të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti.