Takimi, i cili u zhvillua në zyrën e Kryeministrit, u fokusua në rëndësinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të planifikuar për datën 15 prill. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, palët diskutuan rolin dhe angazhimin e partive politike në parlament për të përfaqësuar vullnetin e qytetarëve.

“Në takim u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, njoftimi nuk bën të qartë nëse deputeti Hoxha do të mbështesë një qeveri të re të udhëhequr nga Kurti. Kjo lë të hapur pyetje mbi mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë së re.