Kurti takon deputeten Osmani, i referohet si “presidente në ardhje”

Kurti takon deputeten Osmani, i referohet si “presidente në ardhje”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Kurti shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtet ndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit.

”Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, Vjosa Osmani.

Znj. Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.

Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë” thuhet në njoftim.

RAPORTO