Kurti: Sulmet e 11 shtatorit më shumë e bashkuan sesa e ndryshuan botën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Albin Kurti ka thënë se sulmi i 11 shtatorit la vrragë të thellë për të gjithë, por më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën.

Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit, kujtojmë e nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan. 2977 viktimat e pafajshme dhe mijëra të tjerë të plagosur e të lënduar janë pasoja e paharrueshme e terrorizmit i cili kurrë nuk mund të ngadhënjejë.

Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë.

Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën.

Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.