Kurti: Sot nderojmë sukseset e grave që kanë arritur historikisht, do të luftojmë bashkërisht për më shumë të drejta e barazi

  • 08.03.2023
Kurti: Sot nderojmë sukseset e grave që kanë arritur historikisht, do të luftojmë bashkërisht për më shumë të drejta e barazi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë me një urim për gratë në Ditën Ndërkombëtare të tyre, 8 Marsin.

Kurti ka thënë se në ditën ndërkombëtare të grave nderojmë sukseset që ato i kanë arritur historikisht.

“Sot e çdo ditë nderojmë kontributin e grave që nuk janë më, e luftojmë bashkë me gratë e vajzat për më shumë të drejta e barazi. Qeveria jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë barrën e padrejtësive që gratë mbajnë mbi supet e tyre”, tha Kurti.


Kryeministri shtoi se prej shtëpisë e deri te institucionet ta bëjmë Kosovën më të barabartë. “Gëzuar 8 Marsi dita ndërkombëtare e gruas”, tha Kurti.

Kurti shtoi se sot nderojmë e kujtojmë edhe kontributin e grave në luftën çlirimtare.

“Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohje të statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Një proces i rëndësishëm për historinë dhe shtetin tonë, dhe një prej parakushteve të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në vend”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nderojmë edhe rolin e pazëvendësueshëm të të mbijetuarve që kanë folur publikisht për rastet e tyre e veçanërisht Vasfije Krasniqit që vazhdon të jetë avokuese e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë