Kurti: Sivjet u punësuan mbi 8 mijë e 500 të rinj

27.12.2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se sivjet janë punësuar mbi 8mijë e 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”. Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit e krijimin e vendeve të reja të punës. “Gjatë […]

Kurti: Sivjet u punësuan mbi 8 mijë e 500 të rinj Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se sivjet janë punësuar mbi 8mijë e 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”.

Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit e krijimin e vendeve të reja të punës.

“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’. Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave.