Kurti: Shkoj në Bruksel nëse më thërrasin për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë

19.02.2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe një herë lidhur me marrëveshjen finale me Serbinë.

Kurti: Shkoj në Bruksel nëse më thërrasin për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se do të shkoj në Bruksel për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, nëse ai thirret për ta bërë një gjë të tillë.

“Unë këtë e bëjë për Bashkimin Evropian, por e bëjë edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua këto do të normalizoheshin qysh vitin e kaluar por nëse nuk është bërë në shkurtin e marsin e vitit të kaluar e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo në takimim që kam pasur në Munih ne kuader të Konferencës së Sigurisë”, tha Kurti.

Më tutje i pari i Qeverisë i numëroi shkeljet e Serbisë të marrëveshjeve të arritura.

“Unë në përgjithësi jam pozitiv por ritheksoj që shkeljet e deritanishme mosrespektimet e deritanishme që i ka bëre Serbia e të cilat kulmuan me letrën e kryeministres Bërnabiq, më 13 dhjetor të vitit të kaluar ku edhe praktikisht u tërhoq nga marrëveshja duke thënë që se pranon asnjëherë as pavarësinë e Kosovës as ulësen në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk e respektoj integritetin tonë territorial praktikisht ato anulohen me nenshkrim”, tha Kurti.

Kurti dhe Vuçiq për herë të fundit u përballë me njëri tjetrin gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB