Kurti: Shkarkimi i bordeve parandalon dëmtimin e mëtejmë të ndërmarrjeve

29.04.2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar me të cilin kanë biseduar për situatën me pandeminë Covid-19 dhe për ndihmat që Ankaraja zyrtare ka dhënë për Kosovën. Kurti njoftoi diplomatin turk edhe në lidhje me vendimet e Qeverisë për shkarkimin e bordeve në ndërmarrjet publike, me […]

Kurti: Shkarkimi i bordeve parandalon dëmtimin e mëtejmë të ndërmarrjeve Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar me të cilin kanë biseduar për situatën me pandeminë Covid-19 dhe për ndihmat që Ankaraja zyrtare ka dhënë për Kosovën.

Kurti njoftoi diplomatin turk edhe në lidhje me vendimet e Qeverisë për shkarkimin e bordeve në ndërmarrjet publike, me çka do të parandalohet dëmtimi i mëtutjeshëm i ndërmarrjeve më strategjike në Kosovë.

Nga ana e tij ambasadori Çağrı Sakar uroi kryeministrin në detyrë Kurti për punën e mirë, sidomos në menaxhimin e situatës me COVID-19.

Të dy palët u pajtuan për marrëdhënie të mira në mes të dy vendeve dhe partneritet strategjik të përbashkët në investime ekonomike.