Kurti: SHBA është një partner kyç me të cilin do të konsultohemi gjithmonë

01.06.2023

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhënë për gazetën “Financial Times” që është publikuar sot në media. Bashkë me linkun e intervistës, kreu i Qeverisë ka ndarë edhe komentin “SHBA’në e kemi partner kyç që do ta konsultojmë gjithmonë”.”  “E ritheksova se pavarësisht se kemi pasur një ndryshim në […]

Kurti: SHBA është një partner kyç me të cilin do të konsultohemi gjithmonë Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhënë për gazetën “Financial Times” që është publikuar sot në media.

Bashkë me linkun e intervistës, kreu i Qeverisë ka ndarë edhe komentin “SHBA’në e kemi partner kyç që do ta konsultojmë gjithmonë”.”

 “E ritheksova se pavarësisht se kemi pasur një ndryshim në qasje, SHBA është një partner kyç, me të cilin do të konsultohemi gjithmonë”, ka shkruar kurti në Twitter.