Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë

18.12.2021

Po ashtu, kryeministri Kurti ka pohuar se me krizën energjetike po ballafaqohen të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës. Dje në mbledhjen e 49-të të Qeverisë, u ndanë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit […]

Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë Foto: Ilustrim

Po ashtu, kryeministri Kurti ka pohuar se me krizën energjetike po ballafaqohen të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës.

Dje në mbledhjen e 49-të të Qeverisë, u ndanë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit të energjisë.

“Pas miratimit në Kuvend të buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë, mbrëmë mbajtëm mbledhjen e 49-të të Qeverisë Republikës së Kosovës, në të cilën miratuam dy vendime. Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtuam masën 3.7 Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike. Ndamë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit të energjisë”, ka theksuar ai.

Kryeministri ka shtuar tutje ”Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës”.