Kurti: Rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi këtë vit, duhet të jemi në garë me vetën

11.01.2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, ka thënë se edhe këtë vit duhet të jemi në garë me vetën ku duhet më shumë punë e rezultate. Kurti tha se “viti 2023 do të jetë më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë e kulturën” dhe se “sfidave do […]

Kurti: Rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi këtë vit, duhet të jemi në garë me vetën Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, ka thënë se edhe këtë vit duhet të jemi në garë me vetën ku duhet më shumë punë e rezultate.

Kurti tha se “viti 2023 do të jetë më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë e kulturën” dhe se “sfidave do ju japim përgjigje”.

Paraprakisht, kryeministri tha se rezultatet e vitit paraprak duhet të jenë minimumi i rezultateve të Qeverisë këtë vit.

“Angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë pra garën me veten, me bindjen se potenciali ynë është më i madh sesa aktualiteti”, tha ai.

Kryeministri shtoi se këtë vit e kanë nisur mbarë duke përmendur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.

“Kemi filluar mbarë këtë vit, ku realizuam premtimin për shtesa për fëmijët deri në moshën 16 vjeç. Sfidave do tu japim përgjigje, vështirësitë do ti kthejmë në mundësi”, tha Kurti.