Kurti, Rama takohen me Ahmetin dhe liderët e Maqedonisë së Veriut në darkë me O’Obrien, dalin fotografitë nga Shkupi

21.01.2024

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski i ka publikuar fitografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të […]

Kurti, Rama takohen me Ahmetin dhe liderët e Maqedonisë së Veriut në darkë me O’Obrien, dalin fotografitë nga Shkupi Foto: Ilustrim

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski i ka publikuar fitografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, kreu i BDI Ali Ahmeti.

Nesër, ndërkaq, do të mbahet takimi ku do të marrin edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se sonte takimi mes liderëve po zhvillohet atmosferë miqësore, si dhe ka ndarë fotografi.

Në dy postime të bëra në “X” lidhur me këtë ngjarje, kryeministri Kovachevski pohon se vendi i shteteve të rajonit është në Bashkimin Evropian.

Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, deklaron ai.

Në postimin në “X”, ai shkroi:

“Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”.

Tutje ai thotë se vendet kanë potencialin e nevojshëm për të marrë vendime.

“Vendi i të gjitha shteteve të rajonit është në BE dhe ne kemi potencialin e nevojshëm lidership për të marrë vendime të guximshme për një të ardhme më të mirë. Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, është shprehur ai.

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, homologu i tij shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq etj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak me parë ndarë fotografi nga takimi i tij me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Ai tha se takimi u zhvillua para fillimit të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane.