Kurti pro rritjes së pensionit të veteranëve, por pas pastrimit të listave

09.06.2022

“Unë dëshiroj që të ketë vlerësim më meritor të dinjitetshëm për të gjithë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata meritojnë edhe më shumë se sa paga minimale, por ajo nuk mund të jetë pagë sepse paga jepet për punë. Dhe ka shumë veteranë që kanë nevojë për vende pune mirëpo për […]

Kurti pro rritjes së pensionit të veteranëve, por pas pastrimit të listave Foto: Ilustrim

“Unë dëshiroj që të ketë vlerësim më meritor të dinjitetshëm për të gjithë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata meritojnë edhe më shumë se sa paga minimale, por ajo nuk mund të jetë pagë sepse paga jepet për punë.

Dhe ka shumë veteranë që kanë nevojë për vende pune mirëpo për luftën çlirimtare duhet të ekzistojë një vlerësim meritor edhe material veçse nuk duhet ta mashtrojmë as veten dhe as gjeneratat e ardhshme me numër të fryrë gati në trefishim prandaj është e domosdoshme që njëherë ta kemi pikënisje të vërteten dhe më pastaj ta kemi vlerësimin e duhur.

Ne e kemi trashëguar një gjendje kur janë fryrë padrejtësisht, gabimisht dhe dëmshëm listat me veteranët e luftës çlirimtare”, tha Kurti pas dorëzimit të disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it, transmeton rtv21.tv.

Të hënën veteranët protestuan kundër ligjit për pagën minimale.

Paga minimale është 130-170 euro. Qeveria synon ta rrisë në mbi 260, por propozimi për ndryshim ligjesh që t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale dështoi në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit.

Ditë më parë njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj ka thënë se propozimi i tij është që pensioni i veteranëve të jetë 500 euro.