Kurti: Prioritet e kam forcimin e shtetit në të gjitha fushat

09.10.2019

Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, ka mirëpritur Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë. Arne Sannes Bjørnstad e uroi kryetarin Kurti për […]

Kurti: Prioritet e kam forcimin e shtetit në të gjitha fushat Foto: Ilustrim

Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, ka mirëpritur Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë.

Arne Sannes Bjørnstad e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale.

Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.

Në fund, bashkarisht shprehëm interesim për kontakte dhe takime të vazhdueshme bashkëpunuese në të ardhmen.