Kurti prezanton programin dhe ministrat e Qeverisë së re

22.03.2021

Kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës dhe kabinetin qeveritar para deputetëve të zgjedhur të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Kurti ndër tjera ka folur edhe për programin e tij qeverisës duke thënë se pandemia është çështje kryesore që qeveria e tij do të merret, vettingu në […]

Kurti prezanton programin dhe ministrat e Qeverisë së re Foto: Ilustrim

Kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës dhe kabinetin qeveritar para deputetëve të zgjedhur të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ndër tjera ka folur edhe për programin e tij qeverisës duke thënë se pandemia është çështje kryesore që qeveria e tij do të merret, vettingu në drejtësi, reformat në arsim, reformat në shëndetësi do të jenë po ashtu ndër prioritetet kryesore të qeverisë së tij

Ministrat e Qeverisë Kurti 2 janë:

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç

Ministër i Ministrisë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka

.