Kurti prezanton dy projektligje: Mbi 83% e të punësuarve në sektorin publik në baza partiake

  • 14.09.2022
Kurti prezanton dy projektligje: Mbi 83% e të punësuarve në sektorin publik në baza partiake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Ai tha se më shumë se 83 për qind e të punësuarve në sektorin publik janë punësuar me baza partiake.

“Sot jemi këtu për dy projektligje shumë të rëndësishme për administratën shtetërore, pra Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik. Ashtu siç e kemi sqaruar në Kuvend, hartimi i këtyre ligjeve nuk ka mundur të bëhet lehtë”.


“Më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenden vendin e punës pas reformimit. Të dhënat e raportit të progresit theksojnë se administratat publike kanë qenë të mbingarkuar nga politika”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Projektligji për paga rregullon pabarazinë në paga dhe se të dy do të jenë në diskutim publik për 15 ditë pune, transmeto EO.

“Procesi i konsultimit për këto dy ligje ka qenë i udhëhequr nga parimi i qartë, transparenca, barazia dhe mos diskriminimi. Ky projektligj rregullon pabarazinë në paga”.

“Për 15 ditë pune të dyja projektligjet do të jenë në konsultim publik dhe ne si ministri i mirëpresim të gjitha komentet, në mënyrë që këto dy projektligje të miratohen”, tha ai.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë