Kurti: Presidenti është i brengosur sepse e din që s’ka të drejtë

Kryeministri në detyrë, ka thënë se do t’i përgjigjen presidentit, në momentin kur ai do i përgjigjet atij në pyetjet në letrat e tij.

“Unë kam kërku që ai t’ma sqaroi mua se orientimi që ka marrë jo vetëm për të shprehur, por edhe ka krijuar vullnet politik dhe kam kërku që para se unë të flas e shkruaj, t’më tregoi si dallon situata në vitin 2010 dhe vitin 2017 që formalisht dhe materialisht s’janë ndryshe.

Dua të shoh këtë që të vazhdojmë tutje, dhe nuk hezitojmë të përgjigjemi. Gjykata Kushtetuese e ka kërku që nuk jep këshilla, por unë besoj që as presidenti e as gjykata s’mund të shkruajnë atë që s’është e shkruar në Kushtetutë, s’ka afat, por zbrazëtira që s’e mbush dot vullneti i presidentit. Ai është figurë ceremoniale, është një noter shtetëror që s’ka të drejtë që të formojë as drejtoj vullnet politik”, ka thënë Kurti në Debat Plus.

Ai tutje ka thënë se do të marrin vendim, derisa thotë që presidenti s’ka të drejtë në këtë intencë.

“Por, ai është i brengosur sepse e din që s’ka të drejtë, por e ka vullnetin si të dilet nga zgjidhja.

Kam respektu akgjykimet, do të vazhdojë edhe tash, s’është e thënë që s’pajtohem. Por, tash pa e dit çka do bëj presidenti, ka shumë hipoteza që mund të them diçka më shumë me siguri mbi të gjitha ato”./Indeksonline

RAPORTO