Bisedimet Kurti: Posti i presidentit, po bisedojmë për karriken e zënë!

Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje i ftuar sot në emisionin “Jeta në Kosovë” ndēr tjerash ka folur edhe me bisedimet me LDK-në për formimin e qeverisë.

Kurti përballë Jeta Xharrës ka tregur se nuk ka logjik të bisedojmë për karriken e presidentit kur ka 15 karrika të lira që presin të mbushen, duke aluduar në ato të ministrive, zv. kryeministrit dhe udhëheqsinë e kuvendit.

Ai ndër tjerash ka treguar se gjatë bisedimeve është befasuar me shumë gjëra si dhe edhe me përzgjedhjen e ministrive.

Kurti ka treguar se LVV deri më tani i ka bërë pesë koncensione duke ndarë gjysën e ministrive, harmonizimin e programit e deri tek pozita e kryetarit të kuvendit e nënkryetarëve.

LEXO EDHE:  Mbyllja e ambulantës gjatë orarit të punës në Bllacë, reagon drejtoresha Besa Kuqi
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.