Bashkëqeverisje Kurti: Po punojmë ditë e natë për marrëveshje me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot rreth orës 10:30 është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, ku edhe ka folur rreth marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti derisa ka folur për marrëveshjen me LDK-në, ka thënë se jemi duke punuar ditë e natë pa u ndalur me qëllim që të arritim një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje.

I pyetur se kur do të ketë një takim të radhës ndërmjet tij dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafës, ai tregoi se nuk do të ketë ndonjë takim, por ka komunikim në baza ditore.

“Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm, lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje”, tha Kurti, raporton EkonomiaOnline

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.