Kurti: Përkushtohemi që FSK-ja të shërbejë përkrah NATO-s

21.09.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët” tha se po përkushtohen në avancimin e kapaciteteve të Ushtrisë në mënyrë që ajo të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s. Kurti tha se Republika e Kosovës e merr seriozisht përgjegjësinë e saj kryesore për t’u ofruar siguri qytetarëve të saj. Ai tha se […]

Kurti: Përkushtohemi që FSK-ja të shërbejë përkrah NATO-s Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët” tha se po përkushtohen në avancimin e kapaciteteve të Ushtrisë në mënyrë që ajo të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s.

Kurti tha se Republika e Kosovës e merr seriozisht përgjegjësinë e saj kryesore për t’u ofruar siguri qytetarëve të saj. Ai tha se i janë mirënjohës NATO-s për rolin e rëndësishëm përmes KFOR -it e ka luajtur në zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

“Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë të ngrisim institucionet tona për të siguruar mbrojtje dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, nga një komb që është konsumator i sigurisë te një që është ofrues i sigurisë.

Qeveria është e përkushtuar që të avancojë kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s në operacionet vitale të ruajtjes së paqes”, tha Kurti.

“Vizioni ynë për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri; jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë”, tha ndër tjerash kryeministri./RTKlive/