Kurti për rrezikun nga zjarret: Jemi në kontakt me komunat që kanë mungesë të zjarrfikësve

03.08.2021

Ditëve të fundit Kosova është duke u përballur me zjarre të shumta në komuna të ndryshme të vendit, duke filluar nga Suhareka. Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Suharekën, ku edhe ka marrur informatat e duhura lidhur me shpërthimet e zjarreve në fshatra. Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë […]

Kurti për rrezikun nga zjarret: Jemi në kontakt me komunat që kanë mungesë të zjarrfikësve Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit Kosova është duke u përballur me zjarre të shumta në komuna të ndryshme të vendit, duke filluar nga Suhareka.

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Suharekën, ku edhe ka marrur informatat e duhura lidhur me shpërthimet e zjarreve në fshatra.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me komunat të cilaët kanë mungesë të stafit në Brigadat e Zjarrfikësve për të lokalizuar zjarret, nga të cilat po rrezikohet Kosova.

Tutje, ai ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe ministria e Mbrojtjes janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë.

“Po bëjnë gjithçka në bashkëpunim me komunat që nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës. Unë jam në kontakt me kryetar të komunave dhe me mundësit që kemi po bëjmë më të mirë.

Po mobilizohemi dhe kemi kërkuar ndihmën e FSK dhe KFOR-it dhe mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidën për shtetin tone dhe kemi rritur të mos kemi dëme të mëdha materiale dhe në njerëz”.