Kurti për mungesën e vaksinës anti-COVID: Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha

05.04.2021

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID. Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ndër tjerash bëri të ditur se nga […]

Kurti për mungesën e vaksinës anti-COVID: Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID.

Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ndër tjerash bëri të ditur se nga data 07 (e mërkurë) deri më 18 prill do të pezullohet shërbimi i gastronomisë.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas këtyre vendimeve anti-COVID, ka folur edhe për mungesën e vaksinës kundër këtij virusi, duke theksuar se problemi është edhe te mos njohja e Kosovës nga “dy fuqitë e mëdha” dhe se orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik.

“Në parim, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha.

Orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik, prandaj e kemi skeptizmin dhe qëndrimin tonë karshi ndihmave të shteteve që nuk na njohin. Në këtë situatë, gjendja është më delikate”, ka thënë Kurti në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërsa sa i përket masave anti-COVID, ai ka thënë se këto masa kanë qenë të nevojshme, pasi në dy javët e fundit ka pasur rritje të rastërve të cilat kanë tejkaluar kulmin e dy dhjetorit të vitit të kaluar.