Kurti për materialin e pasaportave: Jemi gjendur në situatë të pazakontë, MPBP-ja po bënë më të mirën e mundshme

10.01.2023

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është gjendur në një situatë të pazakontë, kjo për shkak të mungesë së materialit për pasaporta. Mirëpo sipas tij, kjo ministri Xhelal Sveçla po bënë më të mirën e mundshme që të kaloj këtë problem. “Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të mungesës […]

Kurti për materialin e pasaportave: Jemi gjendur në situatë të pazakontë, MPBP-ja po bënë më të mirën e mundshme Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është gjendur në një situatë të pazakontë, kjo për shkak të mungesë së materialit për pasaporta.

Mirëpo sipas tij, kjo ministri Xhelal Sveçla po bënë më të mirën e mundshme që të kaloj këtë problem.

“Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të mungesës së materialit për pasaporta është gjendur në një situatë të pazakonshme, cila nuk është e pa zakonshme në raport me shtet e tjera të cilët po ashtu kanë pasur vështirësi të tilla.

MPBP-ja po bënë më të mirën e mundshme që sa më shpejt ta kaloj këtë problem”, tha ai./EO/