Kurti për mandatimin e LDK-së: S’kam marrë vendim me shkrim nga Presidenti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka mbajtur një konferencë për media sëbashku me këshilltarin e tij politik Shkëlzen Gashi.
Kurti në pyetjen se a do të ketë pranim-dorëzim të postit të kryeministrit për mandatarin e ri të propozuar nga LDK-ja, u shpreh se nuk ka parë tekst me nënshkrim të Presidentit me ofertën për partinë e dytë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se në formë të shkruar ende nuk ka marr vendimin nga presidenti Hashim Thaçi për mandatimin e LDK-së, për formimin e Qeverisë së re.
Kurti pas kësaj, tha se do të shohin se në çfarë baze i është dhënë partisë se dytë mandatari. Mes tjerash, ai tha se presidenti po e shkruan Kushtetutën.
“Nuk mund të them diçka të re. Nuk e kam tekstin më shkrim nga presidenti për partinë e dytë. Ta shohim dhe në çfarë baze ligjore është bërë për partinë e dytë. Ne jemi në pritje”.
“Letra e parë e presidenti me 2 prill, ai konstatoi se ne e refuzojmë. Nuk shkruan në Kushtetutë se sa duhet pritur, totalisht arbitrar. Ai duhet ta respektoj Kushtetutën e jo ta shkruaj atë”.
“Ka shumë pune qe të mbërrijmë deri të një Qeveri e re. Nuk ka nevojë tash se çka do të bëjmë ne nëse nuk dihet a do të ndodhë”.
Ai ka thënë se Presidenti nuk mund t’a shkruajë kushtetutën por duhet ta respektojë atë.
“Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë. Letra e parë pas mocionit ishte me 2 prill që ma dërgoj presidenti, në pasditën e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë”, ka thënë ai.
Po ashtu Kurti tha se kjo është arbitrare, ku shkruan në kushtetutë që 20 ditë më pas duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi.