Kurti për Ligjin për Paga: Do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore

14.12.2021

Kurti ka thënë se me këtë do t’u bëhet zgjidhje probleme thelbësore të pagave. Kryeministri Kurti ka shtuar se i ka ulur shpenzimet qeveritare si dhe i ka rritur të hyrat, teksa ka thënë se hartimi i këtij ligji nuk ka qenë i lehtë. “Hartimi i këtij ligji nuk është i lehtë dhe jemi të […]

Kurti për Ligjin për Paga: Do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore Foto: Ilustrim

Kurti ka thënë se me këtë do t’u bëhet zgjidhje probleme thelbësore të pagave.

Kryeministri Kurti ka shtuar se i ka ulur shpenzimet qeveritare si dhe i ka rritur të hyrat, teksa ka thënë se hartimi i këtij ligji nuk ka qenë i lehtë.

“Hartimi i këtij ligji nuk është i lehtë dhe jemi të vetëdijshëm që ajo që nuk u bë për 22 vite nuk duhet të bëhet me nguti. Ligjin për pagat do ta bëjmë, do ta bëjmë ligj që zgjidh problemet thelbësore të pagave.

Qeveria është e përkushtuar që t’i japë fund vendimeve ad hoc të ministrave dhe të drejtorëve të agjencive sipas preferencave dhe lidhjeve familjare. Me të marrë mandatin ne kaluam nga një kabinet me 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, në një kabinet minimalist. Kemi ulur shpenzimet qeveritare, janë rritur të hyrat”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se me Ligjin e ri të Pagave, përveç pagës bazë si dhe kompensimeve, do të bëhet rregullimi dhe përcaktimi edhe i çështjes së shtesave.

“Tash e 22 vite në Kosovë mospunën e një grupi janë munduar ta fshehin me rekrutime shtesë e shtesa të ndryshme që janë përdorur për të rehatuar miq e familjarë. Me ligjin e ri krahas përcaktimit të pagës bazë, kompensimeve e shpërblimeve do të përcaktohen edhe llojet e shtesave.

Duke mos lejuar që dy kolegë në të njëjtën zyre për të njëjtën punë të paguhen ndryshe dhe të marrin shtesa në mënyrë të pajustifikuar”, ka thënë Kurti sot para deputetëve , në seancën ku po diskutohet për pagat në sektorin publik.