Kurti për letrën e Thaçit: Ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.

E këtë letër të presidentit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron si shkelje pasi që sipas tij presidenti ka anashkaluar nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë .

“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë.

Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!

Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi” ka shkruar Kurti.

RAPORTO