Kurti për FSK-në: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

27.11.2021

Kryeministri Kurti në fjalën e tij ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dëshmuar se është profesionale. “Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së. Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar […]

Kurti për FSK-në: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së Foto: Ilustrim

Kryeministri Kurti në fjalën e tij ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dëshmuar se është profesionale.

“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së. Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar se është profesionale.

Këtë vit Kosova prapë ka dëshmuar që është partner i besuar i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova sivjet ka hapur dyert për ushtritë e botës, ku është mbajtur ushtrimi fushor”, tha ai.

Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se aspirata e popullit realizohet atë ditë kur forca bëhet anëtare e NATO-s.