Kurti argumentoi se PDK-ja sapo është largunga pushteti pas dy dekadash dhe nuk e sheh të arsyeshme që ajo të kthehet në qeveri. “Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë. Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK, ta kthejnë PDK-në në qeverisje,” deklaroi ai për RTK-në.
Ai gjithashtu kritikoi idenë e një qeverie gjithëpërfshirëse, të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke e konsideruar atë si një zgjidhje që do ta linte vendin pa opozitë. “Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë,” tha Kurti.
Këto deklarata të Kurtit riafirmojnë pozicionin e tij të prerë në lidhje me bashkëqeverisjen me PDK-në dhe kundërshtimin ndaj një qeverie gjithëpërfshirëse, duke theksuar rëndësinë e një opozite të fortë në demokracinë e Kosovës.