Kurti pas takimit me Valentina Superti: Anëtarësimi në BE është qëllimi dhe e ardhmja e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, gjatë vizitës së saj të parë në Republikën e Kosovës.
Foto: Ilustrim
Kurti ka thënë se në takim është diskutuar për procesin e integrimit evropian, Planin e Rritjes, Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal, digjitalizimin, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.
Ai ka theksuar se Kosova synon marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar anëtarësimin në BE si qëllimin dhe të ardhmen e vendit.
