Kurti pas takimit me Grenell: Diskutuam për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës

23.01.2020

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, sot është takuar me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe atë të LDK-së, Isa Msuatafa. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Prishtinë. Grenell pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe mandatarin për formimin e Qeverisë, […]

Kurti pas takimit me Grenell: Diskutuam për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës Foto: Ilustrim

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, sot është takuar me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe atë të LDK-së, Isa Msuatafa.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Prishtinë.

Grenell pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe mandatarin për formimin e Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se për të pasur zhvillim ekonomik atëherë duhet të hiqet taksa 100 për qind.

Po ashtu pas këtij takimi ka folur edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti i cili tha se kemi diskutuar për ne diskutuam për nevojën urgjente që të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik dhe për të hapur mundësi punësimi.

Kurti përmes një shkrimi që ka publikuar në profilin e tij në Twitter ka shkruar se i pranishëm në takim ka qenë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe anëtarja e kryesisë Fitore Pacolli.