Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

29.06.2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “X” për platformën “E-Kosova”, duke thënë se tashmë aty ofrohen mbi 175 shërbime dhe janë të regjistruar mbi 916 mijë përdorues, shumica gra.

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova Foto: Ilustrim

Kurti ka thënë se në E-kosova ofrohet qasje në shërbimet shëndetësore dhe familjare dhe platforma mund të përdoret për të aplikuar për grante dhe ndihma si dhe për të paguar taksat dhe shërbimet komunale.

Kryeministri ka parlajmëruar se shumë shpejt do të shtohen edhe shërbime të tjera.

“e-Kosova është shembulli më i mirë i faktit se ka mundësi edhe në situata të vështira dhe është dëshmi e vizionit të Qeverisë sonë për t’i kthyer situatat e tilla në ndryshime pozitive”, ka shkruar Kurti.