Kurti paralajmëron reformë të thellë në Qendrat për Punë Sociale: Është prioritet i qeverisë

  • 21.03.2023
Kurti paralajmëron reformë të thellë në Qendrat për Punë Sociale: Është prioritet i qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.

Këtë e bëri të ditur Kurti, në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale.

Kurti po ashtu tha se prioritet i Qeverisë së Kosovës është mbrojtja sociale e qytetarëve.


“Realizimi i Ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punonjësve social. Punonjësit social me angazhimin e tyre të përditshëm i mbështesin qytetarët në ballafaqim me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit, për të përparuar në aspektin social”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se përmes shtimit të kapaciteteve janë duke synuar fuqizimin e këtyre qendrave, përcjell Telegrafi.

“E kemi projektligjin për shërbime sociale, i cili parasheh reformë të thellë të qendrave për punë sociale. Për këtë kemi bashkëbiseduar me shumë nga ju në takimet e mëhershme. Grupi punues po bën një analizë të detajuar të gjendjes në këto qendra, në raport me kapacitetet njerëzore dhe profesionale. Bashk po synojmë fuqizimin e qendrave përmes shtimit të kapaciteteve, obligimin për profesionalizimin e stafit në përputhje me obligimet e qytetarëve. Qeveria jonë krahas politikave zhvillimore e ka prioritet mbrojtjen sociale me programe adekuate dhe sidomos të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë