Përmes një postimi, ai ka bërë thirrje për unitet dhe mbështetje të madhe për Dardanët në sfidën që luhet sonte në Lubjanë.

Kurti ka theksuar se kjo ndeshje është një moment i rëndësishëm për ekipin kombëtar dhe për të gjithë tifozët, duke kërkuar që mbështetja të jetë e fuqishme, kudo që ndodhen shqiptarët.

Postimi i tij i plotë:

Sonte luan Kosova!

Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.

Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.

Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.

Ndeshja pritet të zgjojë emocione të forta, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës kërkon një rezultat pozitiv në rrugën drejt Botërorit. Atmosfera te tifozët është e zjarrtë, dhe thirrja e Kurtit vjen si një shtysë morale për ekipin dhe mbështetësit e tij.